Norges billigste bøker

Revista Letrare

Om Revista Letrare

Revista Letrare, Dimër 2023 sjell në vëmendje të lexuesve një koleksion të pasur krijimesh letrare, duke përfshirë poezi, tregime, përkthime dhe intervista. Numri i ri hapet me prozën befasuese të Xheni Kapllanit dhe vazhdon me Dhimitris Psathas, të përkthyer nga Stefan Zhupa, që na sjellin vegime të jetës dhe eksperiencave. Artan Gjyzel Hasani sjell një cikël poetik, nga "Pasqyra ime e dashurisë..." e krijime të tjera, si "Libido", "Gracka blu" dhe "Dafinat e humbjes". Vargjet trajtojnë tema të ndryshme të jetës, dashurisë dhe marrëdhënieve njerëzore, të shprehura me një ndjeshmëri të thellë dhe një stil të veçantë. Izet Duraku sjell një vështrim të veçantë në botën e tij letrare me tregimin "Arat", ndërsa Agron Tufa sjell dosjerin e Jon Fosse, fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2023. Përmes këtij prezantimi dhe disa krijimeve të nobelistit, hyjmë në botën e Fosse, ku zbulohet thellësia dhe ndërlikimi i shkrimeve të tij. Louise Gluck vjen e përkthyer nga Elvana Zaimi-Tufa, me një frymë të re në këtë botë letrare. Me poezi si "Trill", "Muzikë qiellore", dhe "Zambakët e bardhë", Gluck e transporton lexuesin në një univers të ndjeshmërisë dhe reflektimit të thellë. Luljeta Dano vjen me tregimin "Përbetimi" dhe Have Lipa-Osmanaj me një cikël me poezi. Më tej, përkthimet e Xhovani Paskolit nga Ilirian Dahri dhe Dino Buzzatit nga Kristi Nasto, shtojnë një dimension ndërkombëtar në këtë numër, duke na ofruar një shije të letërsisë italiane. Në intervistë vjen shkrimtari Mehmet Kraja, ku zbulon se si "magjia e gjuhës" e bëri atë shkrimtar, ndërsa Sadedin Mezuraj na sjell një cikël poezish plot emocione dhe eksperienca njerëzore. Përfundimisht, tregimi "Vajza e gjeneralit" e Nuri Plakut, poezitë e Xhabir Tabakut, Kujtesa e Xhevdet Bajraj, si dhe përkthimet e Shirley Jackson nga Granit Zela, Nikos Pulinakis nga Eleana Zhako dhe Leila Slimani përkthyer nga Fatmira Ahmetaj, plotësojnë këtë numër të pasur dhe të larmishëm të Revistës Letrare, duke e një lexim të domosdoshëm për të gjithë dashamirësit e letërsisë.

Vis mer
  • Språk:
  • Ukjent
  • ISBN:
  • 9782390690276
  • Bindende:
  • Paperback
  • Sider:
  • 150
  • Utgitt:
  • 1. desember 2023
  • Dimensjoner:
  • 156x9x234 mm.
  • Vekt:
  • 240 g.
Leveringstid: 2-4 uker
Forventet levering: 20. januar 2025
Utvidet returrett til 31. januar 2025
  •  

    Kan ikke leveres før jul.
    Kjøp nå og skriv ut et gavebevis

Beskrivelse av Revista Letrare

Revista Letrare, Dimër 2023 sjell në vëmendje të lexuesve një koleksion të pasur krijimesh letrare, duke përfshirë poezi, tregime, përkthime dhe intervista. Numri i ri hapet me prozën befasuese të Xheni Kapllanit dhe vazhdon me Dhimitris Psathas, të përkthyer nga Stefan Zhupa, që na sjellin vegime të jetës dhe eksperiencave.
Artan Gjyzel Hasani sjell një cikël poetik, nga "Pasqyra ime e dashurisë..." e krijime të tjera, si "Libido", "Gracka blu" dhe "Dafinat e humbjes". Vargjet trajtojnë tema të ndryshme të jetës, dashurisë dhe marrëdhënieve njerëzore, të shprehura me një ndjeshmëri të thellë dhe një stil të veçantë.
Izet Duraku sjell një vështrim të veçantë në botën e tij letrare me tregimin "Arat", ndërsa Agron Tufa sjell dosjerin e Jon Fosse, fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2023. Përmes këtij prezantimi dhe disa krijimeve të nobelistit, hyjmë në botën e Fosse, ku zbulohet thellësia dhe ndërlikimi i shkrimeve të tij.
Louise Gluck vjen e përkthyer nga Elvana Zaimi-Tufa, me një frymë të re në këtë botë letrare. Me poezi si "Trill", "Muzikë qiellore", dhe "Zambakët e bardhë", Gluck e transporton lexuesin në një univers të ndjeshmërisë dhe reflektimit të thellë.
Luljeta Dano vjen me tregimin "Përbetimi" dhe Have Lipa-Osmanaj me një cikël me poezi.
Më tej, përkthimet e Xhovani Paskolit nga Ilirian Dahri dhe Dino Buzzatit nga Kristi Nasto, shtojnë një dimension ndërkombëtar në këtë numër, duke na ofruar një shije të letërsisë italiane.
Në intervistë vjen shkrimtari Mehmet Kraja, ku zbulon se si "magjia e gjuhës" e bëri atë shkrimtar, ndërsa Sadedin Mezuraj na sjell një cikël poezish plot emocione dhe eksperienca njerëzore.
Përfundimisht, tregimi "Vajza e gjeneralit" e Nuri Plakut, poezitë e Xhabir Tabakut, Kujtesa e Xhevdet Bajraj, si dhe përkthimet e Shirley Jackson nga Granit Zela, Nikos Pulinakis nga Eleana Zhako dhe Leila Slimani përkthyer nga Fatmira Ahmetaj, plotësojnë këtë numër të pasur dhe të larmishëm të Revistës Letrare, duke e një lexim të domosdoshëm për të gjithë dashamirësit e letërsisë.

Brukervurderinger av Revista Letrare



Finn lignende bøker
Boken Revista Letrare finnes i følgende kategorier:

Gjør som tusenvis av andre bokelskere

Abonner på vårt nyhetsbrev og få rabatter og inspirasjon til din neste leseopplevelse.